Buletin Informativ

EB Invest ju paraqet buletinin më të ri informativ rreth disa shtesave dhe ndryshimeve më të fundit ligjore, sa i takon: 1. Ligji nr. 126, datë 19.12.2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10091, datë 05.03.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”, i ndryshuar. 2. Ligji Nr. 124/2024 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale 3. Vendimi nr. 182, datë 20.3.2025 për përcaktimin e elementeve të sigurisë dhe çmimit të pullave fiskale

EB Invest ju paraqet përmbledhjen më të fundit informative sa i takon më të rejave rreth ndryshimeve ligjore.

1.      Ligji nr. 126, datë 19.12.2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10091, datë 05.03.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”, i ndryshuar.

Janë qartësuar termat ekzistues duke i përshtatur me konceptin e qëndrueshmërisë dhe shtuar terma të rinj, siç paraqiten më poshtë:

·       Ortaku kryesor i qëndrueshmërisë – audituesi përgjegjës për mbikëqyrjen dhe dhënien e sigurisë mbi raportin e qëndrueshmërisë.

·       SNAS – standarde ndërkombëtare që përfshijnë auditimin, menaxhimin e cilësisë dhe standarde të lidhura me to.

·       Raportimi i qëndrueshmërisë – detyrimi për të raportuar informacione jofinanciare mbi ndikimet mjedisore, sociale dhe të qeverisjes.

·       Dhënia e sigurisë – procesi i vlerësimit të përputhshmërisë së raportit të qëndrueshmërisë me standardet.

·       Skepticizmi profesional – qëndrim kritik dhe dyshues i audituesit gjatë auditimit.

·       Qëndrueshmëria – detyrimi për të menaxhuar dhe raportuar ndikimet jo-financiare të aktivitetit ekonomik.

Subjektet që i nënshtrohen detyrimit për auditim janë:

·       Shoqëri sigurimi, risigurimi dhe fonde pensioni/investimi.

·       Njësi që për 2 vjet radhazi, tejkalojnë dy prej tre treguesve të mëposhtëm:

  • Totali i aktiveve ? 50 milionë lekë;
  • Të ardhurat vjetore ? 100 milionë lekë;
  • 50 të punësuar mesatarisht.

 

2.     Ligji Nr. 124/2024 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Ky ligj vendos kërkesa të reja dhe mbrojtje për të gjitha subjektet që përpunojnë të dhëna personale, duke përfshirë bizneset private dhe institucionet publike. Përfshin detyrime më të rrepta për sigurinë e të dhënave dhe përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare, dhe të mundësojë transferimin e të dhënave në një mjedis të sigurt ndërkombëtar.

Një biznes që ruan të dhënat e klientëve duhet të ndërmarrë këto masa:

·       Siguria teknike: Kriptimi i të dhënave, përdorimi i firewall-it dhe menaxhimi i aksesit të sigurt për të parandaluar hyrjen e paautorizuar.

·       Pëlqimi dhe transparenca: Sigurimi i pëlqimit të qartë të përdoruesve për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave, dhe informimi për mënyrën e përpunimit.

·       Ruajtja dhe fshirja e të dhënave: Të dhënat duhet të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme dhe të fshihen pas kësaj periudhe.

·       Trajnimi i stafit: Edukimi i punonjësve mbi praktikat e mbrojtjes së të dhënave dhe GDPR.

·       Menaxhimi i shkeljeve të të dhënave: Krijimi i një procedure për raportimin e shkeljeve dhe veprimeve pas tyre brenda 72 orëve.

·       Transferimi i të dhënave: Sigurimi që çdo transferim të dhënash jashtë vendit të bëhet në përputhje me kërkesat e ligjit.

·       DPO (Oficer për Mbrojtjen e të Dhënave): Nëse është e nevojshme, emërimi i një DPO për të mbikëqyrur përputhshmërinë me ligjin dhe ofruar këshilla për praktikat e mbrojtjes së të dhënave.

Në rast mosrespektimi të GDPR, ligji parashikon gjoba deri në 1 miliard lekë ose 2% të xhiros globale vjetore për shoqëritë tregtare. Për shkelje më të rënda, si mosrespektimi i parimeve bazë apo transferimi ndërkombëtar i të dhënave, gjobat dyfishohen në 2 miliard lekë ose 4% të xhiros globale vjetore.

 

3.     Vendimi nr. 182, datë 20.3.2025 për përcaktimin e elementeve të sigurisë dhe çmimit të pullave fiskale

Ishte:

  • Pullat fiskale prodhoheshin nga një koncesionar privat.
  • Nuk kishte afate për përdorimin e pullave.
  • Markimi i karburantit ishte me koncesion dhe me tarifë.
  • Siguria e pullave nuk ishte e qartë.
  • Mungonin elementë digjitalë dhe kode sigurie.

 

Është:

  • Prodhimi dhe shpërndarja bëhet nga shteti.
  • Afatet e përdorimit janë të përcaktuara (deri më 31.03.2025).
  • Markimi i karburantit kalon te shteti, pa tarifë shtesë.
  • Përcaktohen elementët e sigurisë (4 kategori).
  • Shtohen karakteristika të sigurisë digjitale.

 

Ndryshimet e fundit kanë sjellë ulje të cmimeve deri në 25% sic shihet dhe në tabelën e mëposhtme:

Cmimet e pullave fiskale nr.61/2012

Duhan: 20 €

Verë: 32 €

Birrë: 22 €

Alkool: 32 €


Cmimet e pullave fiskale nr 182/ 2025

Duhan: 15.65 €

Verë: 25.04 €

Birrë: 17.22 €

Alkool: 25.05 €




 


Published by

EB Invest on April 11, 2025

Content

Share this information.

Published by

EB Invest on April 11, 2025

Share

Share this information.

Address

Ismail Qemali Road, Entrance No. 2, Building 7/1
Tirane, Albania

Show in maps

Contact

Get in touch directly

Contact us